"Bëjnë konkurencë të pandershme", taksitë e paliçensuara një fenomen shqetësues
Taksitë e palicensuara mbetet një fenomen shqetësues, për ata që pagujnë të gjitha detyrimet për të ushtruar këtë profesion.
"Taksitë e palincesuara janë shumë problem. Janë të padukshme se rrinë në cepa pallatesh. Bëjnë konkurrencë të pandershme. Abuzojnë edhe me çmimet. Ne kemi dalë për bukë goje. Shteti na ka vendos taksimetrin. Ato kanë dalë poshtë taksimetrit. Kemi dalë jashtë loje", thanë taksistët.
Ata apelojnë për një shtim të kontrolleve nga autoritetet përkatëse për heqjen nga qarkullimi te ketyre mjeteve qe punojne ne te zeze.
"Ne kërkojmë që të mos ketë taski të palincesuara.Duhet të ketë një kriter", tha njëri prej taksistëve.
Një tjetër fenomen shqetësues, i cili prek edhe qytetarët është qarkullimi i operatorëve të licencuar pa aktivizuar matësin e kilometrazhit. E kjo edhe sipas vetë takistëve shton konkurencën e pandershme.
"Përderisa nuk vijnë tek ne, atëherë ka një problem që nuk vijn tek ne", thanë taksitët.
