Largime masive nga spitalet e veriut të Italisë, dhjetëra dorëheqje

Kostoja e jetesës është e paqëndrueshme dhe dhjetëra japin dorëheqjen nga spitalet në veri të Italisë për t’u kthyer në vendet e tyre të origjinës.

Dhomat e urgjencës dhe repartet nevralgjike, veçanërisht në Emilia Romagna dhe Liguria, po humbasin infermierët që japin dorëheqjen për t’u kthyer në Jug.

Sipas Antonio De Palma, presidenti kombëtar i sindikatës Nursing Up, dhjetëra e dhjetëra punonjës shëndetësorë, nga viti 2022 e deri më sot, kanë zgjedhur të japin dorëheqjen, duke hequr dorë edhe nga kontratat e përhershme në shëndetin publik.

”Është kostoja e jetesës që bën diferencën: situata e spitaleve në jug nuk është më e mirë se në veri. Kaosi i urgjencës është i njëjtë me dëme të paqëndrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Problemi është se paga mesatare prej pak më shumë se 1400 euro neto nuk e lejon një infermiere të re të mbajë veten në qytete si Bolonja apo Xhenova”, nënvizon De Palma,

“Në vitin 2022 kishim theksuar një situatë shqetësuese për rajone si Friuli Venezia Giulia, Piemonte dhe Veneto, me 1530 dorëheqje të punonjësve shëndetësorë, kryesisht infermierë”, nënvizon De Palma.