Vendbanim parahistorik në Peru, daton në shekujt 7-13 para Krishtit

Kur bëhet fjalë për Perunë, epoka parahispanike dominohet kryesisht nga konceptet popullore të kulturës Inka. Këto kultura dhe perandori para-moderne luftuan dhe humbën me fuqitë evropiane.

Por ideja se këto troje kanë një histori të pasur përtej asaj që njihet në popull, mbetet disi e fshehur.

Të shtyrë gjithmonë nga kurioziteti, arkeologët kanë gjetur një vendbanim të gjerë parahispanike, ku sipas tyre, grupe të ndryshme etnike jetonin së bashku.

"Shumë njerëz me origjinë të shumëfishtë jetonin këtu. Ishte një qendër ceremoniale kushtuar kultit të paraardhësve'’, arsyetojnë ata.

Vendbanimi, i zbuluar në pjesën veriore të Perusë, i përket kulturës ‘Wari’ dhe daton në shekujt 7-13 para Krishtit.
Në një deklaratë, Projekti i Hetimit Arkeologjik tha se zbulimi, i cili zë 24 hektarë sipërfaqe toke, përfshinte dhoma varrimi për vendosjen e mumjeve, me një ndërtim të përpunuar nëntokësor. 

Një nga drejtuesit e projektit, u shpreh se nga gërmimet arkeologjike u nxorën qeramikë e copëtuar, enë ceremoniale, instrumente frymore qeramike, armë të ndryshme dhe gjurmë që pasqyrojnë tradita të larmishme.

Qendra lokale kulturore vlerëson se zbulimi shënon hapa të rëndësishëm përparimi drejt të kuptuarit të së kaluarës së Perusë.