Pretendimi i Rusisë: Rrëzuam disa dronë ukrainas që fluturonin drejt Moskës

Forcat ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan një dron që fluturonte në drejtim të Moskës në rajonin Tver të rrethit Zavidovo.

Kështu deklaroi në kanalin e tij Telegram kryetari i kryeqytetit rus, Sergej Sobyanin, duke shpjeguar se “nuk ka pasur të lënduar apo dëme”.

Sobyanin raportoi gjithashtu se gjatë natës forcat e mbrojtjes ajrore shkatërruan në rajonin Kaluga dhe rrethin Istra të rajonit të Moskës, drone të tjerë që përpiqeshin të sulmonin Moskën.