Video/ Gëzimi kthehet në tragjedi, vdes piloti pasi zbuloi gjininë e bebit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2023, 11:20
Një pilot ka vdekur pasi aeroplani që shpërndau tymin rozë për të treguar se çifti do të bëheshin prindër të një vajzë i rrëzua në Meksikë ditën e diel.
Një nga të ftuarit filmoi momentin e aeroplanit që do të realizonte surprizën afrohet dhe lëshon tymin. Çifti dhe miqtë nisin të festojnë, por gëzimi zgjati shumë pak pasi mjeti u rrotullua në ajër dhe u përplas me tokën.
Mediat vendase lajmëruan se piloti vdiq në spital dhe arsyeja e rrëzimit nuk është zbuluar ende.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar të tjerë.