Marrëdhëniet Kore e Veriut - Rusi, Kim Jong-un planifikon një takim me Putinin në Moskë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un po planifikon një udhëtim në Rusi sw shpejti, raporton New York Times.

Qëllimi i kësaj vizite është të zhvillojë diskutime me presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me furnizimin e mundshëm të armatimit për konfliktin në Ukrainë.

Plani i raportuar përfshin udhëtimin e Kim nga Pheniani, me gjasë me tren të blinduar, në Vladivostok në Bregun e Paqësorit të Rusisë, ku do të zhvillohej takimi me Putin.

Më herët, ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Rusia është aktualisht në bisedime në lidhje me stërvitjet e mundshme të përbashkëta me Korenë e Veriut.