Baerbock kritikon Putinin për lojën 'cinike' të marrëveshjes së grurit

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka kritikuar vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të bllokuar marrëveshjen e grurit në Detin e Zi, të mbështetur nga OKB-ja, duke e akuzuar atë për lojëra “cinike”.

Putin, do të presë në një takim presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili po përpiqet ta bindë atë të rinovojë marrëveshjen.

“Përpjekjet e Erdoganit për rinovimin e marrëveshjes janë të rëndësishme”, tha sot Baerbock pas një takimi me ministren e Jashtme rumune, Luminiţa Odobescu, në Berlin.

“Për shkak të Putinit, transportuesit e mallrave, sërish nuk kanë kalim të lirë”, tha Baerbock, duke iu referuar anijeve të ngarkuara me grurë ukrainas, të bllokuara në portet e Detit të Zi që nga korriku.

Në atë kohë, Moska tha se po ndërpriste pjesëmarrjen në marrëveshjen një-vjeçare, e cila krijoi korridore për eksportin e dhjetëra milionë tonëve grurë dhe plehra kimike, pavarësisht bllokadës detare ruse.

“Rusia po përkeqëson urinë globale. Megjithatë, puna në rrugë alternative vazhdon, tani më shumë se kurrë”, theksoi Baerbock.