PD me tre grupime, Hasa: Berisha mashtroi demokratët se do bënte revolucion

Endri Hasa, anëtar i kryesisë së PD ishte i ftuar në studion e Ora News. Hasa foli për situatën ku ndodhet PD dhe tha se Berisha mashtroi demokratët se do bënte revolucion.

"Partia Demokratike kaloi një 2 vjeçar të vështirë nga individë për çështje personale. Nuk është partia pronë e grupit. Berisha për 6 muaj mashtroi demokratët se do bënte revolucion.

Trekëndëshi i Bermudës kërkon ti fusë shkopa në rrotë partisë Demokratike", tha ndër të tjera Hasa.