KQZ njeh Bashën për Kukësin, Celibashi: Sipas gjykatës Sali Berisha nuk është kryetar i PD-së

Ashtu si në 14 maj, komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kukësit Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, duke rrëzuar kërkesën e grupimit të rithemelimit të Berishës për tu regjistruar ata me logon e PD.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se sipas një shkrese të gjykatës Lulzim Basha është kryetar i PD-së.

Debatet se kujt i përket vula e Partisë Demokratike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishë u zhvendosën edhe një herë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Edhe Berisha edhe Basha kërkuan nga komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi regjistrimin e PD së tyre në zgjedhjet e 24 Shtatorit.

Të dy përfaqësuesit ligjor të Bashës e Berishës dhanë argumentet e tyre pse KQZ duhet të regjistrojë PD në zgjedhje.

Në fund, Ilirjan Celibashi vendosi se PD në këtë moment e përfaqëson Lulzim Basha, dhe ai duhet të regjistrohet në zgjedhje.

Tanimë grupimi i Rithemelimit i përfaqësuar nga Sali Berisha pritet të apelojë vendimin e KQZ në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ku do të kërkojnë që kandidati i tyre Emri Vata të regjistrohet nën logon e PD-së.