Aksident në Vlorë, makina e familjes italiane përplaset me një mjet tjetër, plagosen 2 persona

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Vlorë. Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën. Automjeti i drejtuar nga shtetasi italian SH.XH 59 vjeç është përplasur me mjetin që drejtohej nga një 23 vjeçar vlonjat. Nga përplasja janë plagosur bashkëshortja dhe vajza e shoferit italian.  

Informacion paraprak:

Rreth orës 14:40, në kryqëzimin e quajtur “Kali i Trojës”, automjeti me drejtues shtetasin Sh. Xh., 59 vjeç, banues në Itali, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. T., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Nga përplasja janë dëmtuar pasagjeret në automjetin që drejtohej nga 59-vjeçari, bashkëshortja dhe vajza e tij, përkatësisht shtetaset V. Xh., 48 vjeçe, dhe I. Xh., 21 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.