Aksident në Lezhë, përplasen dy mjete, plagosen dy shoferët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2023, 15:31
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Një automjet është përplasur me një tjetër automjet pa targa.
Si pasojë e përplasjes të dy shoferët janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.