Tiranë, 10,641 masa administrative për shkelje rrugore gjatë javës

Policia Rrugore e Tiranës vijoi edhe javën e kaluar kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar dhe proceduar 19 shtetas për drejtim automjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë javës së kaluar u vendosën 10,641 masa administrative: 85 masa administrative, për xhama të errësuar; 476 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara; 801 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

599 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha ndërsa  638 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 716 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve, janë bllokuar 9 automjete.