Fatos Nano del nga intubimi, ish-kryeministri në gjendje shëndetësore stabël

Lideri historik i PS Fatos Nano ka dalë nga intubimi pas rreth dy javësh në spital dhe sipas burimeve të Ora News gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Ish-kryeministri po vijon trajtimin shëndetësor në reaminacion, por tashmë është me parametra të përmirësuar.

Për t’i lehtësuar furnizimin me oksigjen, mjekët i kanë bërë hapje kirurgjikale të trakesë ku kanë vendosur një tub plastik.

Fatos Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.

Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.

Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit pas problemeve me frymëmarrjen.