Vrau babanë me eksploziv, 23-vjeçari nga Selenica nuk shfaq pendesë në gjykatë

23-vjecari që vrau me eksploziv babanë në Selenicë heshti dhe nuk shfaqi pendesë në Gjykatën e Vlorën që e la në burg pa afat.  Pas arrestimit Mato Gllucaj deklaroi në Polici se i ati e dhunonte!

Mato Gllucaj, i riu vrau të atin me eksploziv në fshatin Gjorm të Selenicës  mbeti në qeli.

Gjykata e Vlorës vendosi ndaj 23-vjeçarit masën e sigurisë masën arrest me burg deri në përfundim të hetimit.

Në seancën me dyer të mbyllura,  i riu  mësohet se nuk ka shfaqur asnjë shenje pendese, ndërsa kur u vu në pranga deklaroi se të atin i Dymish Gllucaj e vrau pasi ai e dhunonte prej vitesh

Në gjykatë 23-vjeçari mësohet se heshti edhe për me arsenalin e armëve dhe municioneve që iu gjet në banesë.

Krimi brenda familjes ndodhi të premten e 1 shtatorit.

23-vjeçari Mato Gllucaj, sipas dosjes hetimore kishte vendosur brenda një sobe të vogël me gaz lëndë plasëse të cilën e shpërtheu teksa i ati po kalonte në oborr.

56-vjeçari ndërroi jetë për shkak të plagëve rrugës për në spitalin e Vlorës.

Fillimisht ngjarja u raportua aksidentale, por hetimet zbuluan se ishte një krim i organizuar në familje.

Në banesën e familjes u gjetën një arsenal armësh e municionesh të cilat i përkisnin 23-vjeçarit.