“Beteja jonë për qytetarët” Basha: Jam edhe kryetar, edhe kreu i grupit të PD-së, do ta delegoj

Në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë në këtë nisje të sesioni, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se beteja e partisë së tij është për qytetarët.

Ai tha se prej ditës së djeshme me hyrjen në fuqi të statutit, janë marrë vendimet përkatëse, ku ai është zgjedhur edhe me detyrën e kreut të grupit.

Basha shtoi se ka ndërmend ta delegoj këtë detyre te një nga nënkryetarët e grupit, siç ka qenë përherë.

Basha: Beteja jonë është për qytetarët. Duhet të punojmë dhe të shërbejmë njerëzve. Prej ditës së djeshme me hyrjen në fuqi të statutit, janë marrë vendimet përkatëse, por për të shuar kureshtjen tuaj dua ta deklaroj hapur që si kreu i PD dhe i ngarkuar edhe me detyrën e kreut të grupit, kam ndërmend ta delegoj këtë detyre te një nga nënkryetarët e grupit, siç ka qenë përherë.

Thirrja ime për çdo deputet është që tani është momenti të shohim përtej interesave personalë, përtej frikërave që mund të ketë shkaktuar konflikti, se në fund të fundit janë shprehur mbi 4 mije delegatë të PD dhe ata janë një fuqi reale.