FOTO/ Përplasen dy makina në Tiranë, ndërron jetë 22-vjeçarja, vajza e njërit prej shoferëve

Dy automjete janë përplasur pak më parë tek kthesa e Valiasit. Automjeti me drejtues shtetasin H.S është përplasur me automjetin që drejtohej nga Sh.O që ishte në makinë me vajzën e tij F.O 22 vjeçe. Si pasojë ka ndërruar jetë vajza 22 vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2023, rreth orës 13:00, te kthesa e Valiasit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin H. S., me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O., (babai) dhe pasagjere shtetasen F. O., 22 vjeçe (vajza).

Si pasojë e aksidentit shtetasja F. O., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.