Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Shkapat, disa lloje në rrezik zhdukje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2023, 13:06
E shtuna e parë e shtatorit të çdo viti është Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Shkapat. Shkapat janë një grup ekologjikisht vital shpendësh që përballen me një sërë kërcënimesh në shumë zona ku ndodhen.
Popullatat e shumë specieve janë nën presion dhe disa lloje po përballen me zhdukjen. Në këtë ditë në të gjithë botën janë zhvilluar aktivitetet për të monituruar lëvizjet dhe praninë e tyre.
Në shqipëri, një grup aktivistësh kanë realizuar një veprimtari të tillë në Gjirokastër.

