Plagosje me thikë në Shkodër, një person shkon me plagë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2023, 22:33
Një person ka mbërritur i plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës.
Burimet bëjnë me dije se ai është qëlluar me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në Bashkinë Vau i Dejës.
Ende nuk dihet motivi dhe identiteti i të plagosurit.
Grupi hetimor ndodhet në spitalin e Shkodrës, ku po heton për ngjarjen.
