Tragjedi në Johanesburg/ Të paktën 74 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur prej zjarrit në një ndërtesë

Të paktën 74 persona kanë vdekur në një zjarr që shkatërroi një ndërtesë pesëkatëshe në qytetin e Afrikës së Jugut të Johanesburgut,deklaruan autoritetet lokale.

Dymbëdhjetë fëmijë janë në mesin e të vrarëve, thanë zyrtarët pasi mbaruan përpjekjet e shpëtimit.

Të paktën 52 persona të tjerë u plagosën, shkroi Robert Mulaudzi, një zëdhënës i shërbimit lokal të shpëtimit, në platformën X.

Dhjetra banorë ishin evakuuar. Nuk dihet se sa persona ndodheshin në ndërtesë në momentin e rënies së zjarrit.

Mulaudzi tha se ”viktima më e re ishte 18 muajshe dhe foli për një ditë shumë të trishtuar”.