“Nuk është Austria, por Boga" Rama: Destinacion dimëror skijimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2023, 21:32
Kryeministri Edi Rama, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka ndarë pamjet e mrekullueshme të natyrës në zonën e Bogës, Malësi e Madhe, ndërsa shkruan se nuk është Austria.
Kryeministri Rama shpjegoi se në pamjet e publikuara është Gëzim Olaj, i kthyer nga Britania e Madhe për të investuar në vendlindjen e tij.
“Nuk është Austria është Boga e Malësisë së Madhe, ku i madhi Gëzim Olaj, i kthyer nga Britania e Madhe për të investuar kursimet në ndërtimin e hotelit të tij super klas “Kulla e Bajraktarit” dhe Bunit të famshëm të Bajraktarit, shoqëron miq austriakë që do t’japin një dorë për planin e bukur të krijimit të një destinacioni dimëror skijimi”, shprehet Kryeministri Rama.
