Në “prozhektorin” e SPAK për Sterilizimin, Beqaj fotografohet me Klosin e Murrizin teksa ndjek Partizanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2023, 22:24
Teksa dosja e Sterilizimit është kthyer në dosjen më të nxehtë të momentit, nën prozhektorin e SPAK është vendosur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Po ky i fundit duket se nuk është shumë i shqetësuar nga këto hetime. Ai është fotografuar teksa ndiqte ndeshjen Partizani dhe Astana në “Elbasan Arena” për ndeshjen e kthimit në turin play-off të Conference League.
Me të në stadium kanë qenë edhe deputetë dhe ish-ligjvënës të Kuvendit të Shqipërisë si Myslim Murrizi, ndërkohë që pranë beqajt është parë edhe ish ministri Blendi Klosi.
