Arrestohet drejtori i zjarrfikëses së Cërrikut, akuzohet për krim zgjedhor

Vihet në pranga drejtori i shërbimit zjarrfikës së Cërrikut, Artion Taçi. Mësohet se ai akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe krim zgjedhor.

Arrestimi i tij ka ardhur me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Arrestimi është bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore.

Po ashtu në pranga janë vënë edhe Agiano Dinoshi, Adnand Xhelili, Alban Shima, Armand Gjoka dhe Artjon Taçi. Mes të arrestuarve janë: nëpunësja e zyrës së taksave në bashki, 1 biznesmen dhe dy qytetarë.