Arrestimi i djali i ish-kryebashkiakes së Shijakut, Berisha: Ajo po përpiqet që ta lirojë atë!
Robert Domi, njëri nga tre persona e arrestuar nga policia e Tiranës me një sasi kokaine të cilësisë së lartë, rezulton të jetë djali i ish-kryetares së Bashkisë Shijak, Shpresa Domi.
Shpresa Domi, ka drejtuar nën siglën e flamurit të PS, bashkinë e Shijakut në një mandat qeverisës.
Ndërkohë, Sali Berisha shkruan se policia është duke mashtruar mediet, pasi Shpresa Domi është munduar që të negociojë për lirimin e tij.
Berisha: Djali i nënkryetares së Bashkisë Shijak, Robert Domi kapet me 1 kg kokainë. Policia mashtron mediat, Shpresa Domin e paraqet si ish nënkryetare. Mashtrim! Bëhen përpjekje të forta për lirimin e tij!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Pershendetje dr Robert Domi djali i Shpresa Domi nenkryetares aktuale te bashkise Shijak e denuar edhe kjo per mashtrim me doganat eshte arrestuar mbreme ne nje aksion i quajtur Three stars me 1kg kokaine. Vete Elton Arbana ka qene mbreme duke negocjuar lirimin e tije pasi dyshohet se eshte pjese e ketije grupi.
