Nafta shtrenjtohet edhe me 5 lekë, Balliu: Gjithçka rritet përveç rrogave dhe pensioneve
Shefi i Organizimit të Rithemelimit, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës në vend.
Balliu shkroi se përveç naftës, në vend janë rritur edhe çmimet e shportës, taksat, kostot e sterilizimit dhe ato të kilometrave në rrugë, por vetëm rrogat dhe pensionet nuk kanë pësuar rritje.
Sipas tij varfëria e shqiptarëve është qëllim dhe interes direkt i Edi Ramës.
“Gjithçka rritet përveç rrogave dhe pensioneve. Nafta 197 lekë për litër. Në pak javë çmimi i naftës është rritur 4 herë. Sot është rritur me 5 lekë përsëri.
Në Shqipëri rriten çmimet e shportës, rriten taksat, rritet çmimi i naftës, rriten kostot e sterilizimit, rriten kostot për kilometër rrugë, rriten plantacionet e drogës, rritet krimi, rritet ndërtimi.
Vetëm rrogat dhe pensionet nuk rriten. Varfëria e shqiptarëve është qëllim dhe interes direkt dhe vetëm i Edi Ramës.
Sa më i varfër një popull aq më e lehtë është ta kontrollosh e ta shtypësh”, shprehet ish-deputeti Klevis Balliu.


