Kikia: Shqipëria duhet të ruajë të dhënat, për diplomatin Wisner s’ka garanci. Koncensionet, histori e tmerrshme korrupsioni

Duke marrë shkas nga takimet e njëpasnjëshme të të ngarkuarit të SHBA me punë në Shqipëri, David Wisner, fillimisht me ministrin e Brendshëm, më pas me Presidentin e Republikës dhe sot me kryeministrin, gazetari Mentor Kikia në studion e lajmeve në "Ora News" e shikon me shqetësim faktin që Shqipëria po humbet besimin tek partnerët ndërkombëtarë sa i përket ruajtjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

“Edhe pse se çfarë është biseduar nga këto takime të të ngarkuarit me punë të SHBA-ve në Tiranë, i cili në krye të agjendës së tij me të mbërritur në Tiranë kishte pikërisht lajmin për vjedhjen apo kopjimin e të dhënave në sistemin TIMS. Pasi kemi të bëjmë me informacione që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë kombëtare.

Sepse ato të dhëna kanë të bëjnë me informacione tejet sensitive për institucionet ligjzbatuese, dhe si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria duhet të sigurojë garancinë e ruajtjes së këtyre të dhënave.

Ndërsa fakti që një zyrtar shkon me lehtësinë më të madhe dhe merr këto të dhëna. Ndaj dhe zyrtari amerikan është i shqetësuar për këtë fakt.

Dhe nisur tek çështja e besimit të partnerëve ndërkombëtarë tek Shqipëria, ky në fakt është vetë thelbi i problemit. Shqipëria është një vend i NATO-s, dhe së shpejti do të fillojë hapja e kapitujve të kushteve të integrimit të plotë në BE, dhe si e tillë ajo duhet ta demonstrojë që është një vend i standardeve të ofrimit të kësaj sigurie.

Fakti që kohët e fundit është goditur disa herë nga rrjedhje dhe vjedhje masive të të dhënave të qytetarëve shqiptarë, por jo vetëm nga faktorë dhe aktorë të huaj, por edhe nga brenda vendit, që janë së paku në detyrën e zyrtarëve të angazhuar në ruajtjen e këtyre të dhënave.

Ndaj dhe besoj se duhet që konsulenca dhe interesimi i madh i partnerëve ndërkombëtarë duhet ta leexojmë si një mësim për të vendosur standarde më të mira për t’i garantuar këto të dhëna”, u shpreh Kikia.

Kikia: Shqipëria duhet të ruajë të dhënat, për

Lidhur me hetimet për koncesionin e sterilizimit, Kikia theksoi se ka një përpjekje për të mos lejuar që drejtësia të shkojë tek ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja.

“Ajo që ka ndodhur me koncesionet në përgjithësi është një nevojë se këto kontrata duhen të rishikohen rrënjësisht që nga fillimi, në mënyrë që të mbyllen hapësirat që kanë lejuar këtë korrupsion në përmasa të jashtëzakonshme.

Unë them se si model koncesionet kanë rënë totalisht si mekanizëm ekonomik i vendit”, u shpreh ndër të tjera gazetari Mentor Kikia.