23 kg tritol për antentat/ Policia po i hetonte për dy të zhdukurit në Sarandë, parandalon një tjetër vrasje. EMRAT
Pesë muaj nga zhdukja e 46-vjeçarëve nga Sarand, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhor policia ka bërë të ditur se është në gjurmët e autorëve.
Madje këtë të mërkurë është ndaluar një prej të akuzuarve Albi Mecini.
Në kërkim, sipas forcave të rendit janë Arafat Manërkolli Ervis Cukali dhe Sebastian Lataj.
Në fakt hetimi për rrëmbimin e Theodhorit ka sjellë dhe parandalimin e një tjetër ngjarjeje që mund të kishte pasoja të rënda. Gjatë vëzhgimit policia ka ushtruar kontroll në makinën e Mecinit.
Në të janë konstatuar 2 çanta me lëndë plasëse artizanale me rreth 21.3 kilogramë.
Madje eksplozivi ishte i montuar për shpërthim në distancë dhe me bidona me lëndë djegëse.
29-vjeçari i arrestuar ka qenë i dënuar më parë pasi i ka dhënë ndihmë për t’u arratisur nga burgu katër personave.
Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2013 e më konkretisht për Admir Tafilin, Fran Marashin, Gëzim Gurin dhe Artur Gorën.

29-vjeçari është ndaluar në aksin rrugor Mbrostar - Fier në zbatim të operacionit misteri, nga shërbimet e Forcës se Posaçme Operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Pas këtij arrestimi do të pritet edhe dëshmia për zhdukjen e Sulovarit dhe Theodhorit në Sarandë dhe fatin e tyre.
Por po ashtu mister mbetet dhe ngjarja që do të realizonin me shpërthimin e 21.3 kilogramë tritoli.
Në kërkim për rrëmbimin
Ervis Cukali
Sebastian Lataj
Arrestohet
Albi Mecini
Në kërkim për tritolin
Arafat Manërkolli

Të zhdukur
Fatmir Sulovarit
Leonard Theodhorit



