Autopsia e Klajdi Bitrit, shtiza e peshkimit i shpoi zemrën e mushkërinë, algjeriani nën arrest
Autopsia ka rrëzuar pretendimet e algjerianit që vrau 23 vjeçarin shqiptar Klajdi Bitri.
Spitali i Ankonës ka deklaruar të dhënat e autopsisë, ku mjekësia ligjore ka konfirmuar se i riu shqiptar humbi jetën pasi u godit me një shigjetë.
Madje shtiza e peshkimit i ka shpuar edhe zemrën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme
Tashmë pritet që të përcaktohen dhe të dhënat konkrete si distanca prej nga u godit dhe forca e goditjes.
Në këtë mënyrë do të përballen edhe deklaratat e 27-vjeçarit algjerian që akuzohet se goditi qëllimisht 23 vjeçarin.
Tashmë agresori është marrë në pyetje edhe nga prokurorja Sonia Piermartini e cila pritet të zyrtarizojë dhe masën e arrestit ndaj tij për vrasje të qëllimshme për motive të dobëta.
Në dëshmitë e dhëna pas ngjarjes gjithçka nisi kur algjeriani goditi një shtetas Italian për shkak se ai po ecte me ngadalë në rrugë.
Ka qenë Klajdi bitri që u fut në mes duke ndarë palët, por si pasojë u qëllua me shigjetën e peshkimit.
Madje agresori qetësisht i hoqi shtizën nga kraharori duke u larguar sikur të mos kishte ndodhur gjë.
Vetëm pas katër orësh ai u ndalua në zonën bregdetare duke peshkuar.

