Mësuesja birëson nxënësen e saj: Ndihem e kompletuar si familje që kur ajo filloi të jetojë me mua
Birësimi është një proces i vështirë, i cili mund të paraqesë shumë problematika rrugës. Mesa duket këto faktorë negativë nuk e kanë ndaluar një mësuese të birësojë nxënësen e saj.
Historia e Loralisë së vogël është shumë prekëse. Që në moshë të vogël kjo vogëlushe kaloi shumë vite në familje kujdestare, por nuk u trajtua në mënyrën sesi duhet të trajtohet një fëmijë.
Madje ajo shkonte e kthehej tek nëna e saj biologjike, për të përfunduar në një familje tjetër kujdestare. Jeta e saj dukej e pashpresë, por për fat të mirë një dritë i ndriçoi rrugën.
Në moshën 7-vjeçare, vogëlushja takoi mësuesen e saj, Zoe Henry. Loralie hyn menjëherë në zemrën e saj.
Vetë Zoe thotë se sapo pa atë vajzën e vogël të hynte në klasë ndjeu një emocion të fortë dhe një dashuri të madhe për Loralinë. Kështu që edhe vajza e vogël filloi ta donte ngadalë.
Zoe mendoi se vajza e vogël mund të jetonte një jetë gëzimi dhe qetësie me të. Kështu, duke pasur kaq shumë vështirësi, ajo u kërkoi punonjësve socialë që të mund ta merrnin Loralie në kujdestari. Pas praktikave të duhura, vajza e vogël më në fund u birësua nga nënën e saj të re dhe tashmë mund të kalojë vitet e saj të lumtura me të.
Zoe, nga ana e saj, thotë se ndihet e kompletuar si familje që kur Loralie filloi të jetonte me të.
