India merr masat për samitin e G20-ës, një ndër to është edhe largimi i majmunëve

Autoritet në Indi po marrin masat per garantimin e sigurisë në samitin e G20-ës që pritet të mbahet më 10 shtator. Dhe në ndër to është largimi i majmunëve.

Rreth 40 imitime të llojit langur, u vendosën për rreth zonës ku do të mbahet takimi i liderëve si një masë për të trembur kryesisht të vegjlit të cilët gjenden në masë. Gjithashtu, rreth 40 persona u trajnuan për të imituar tingujt e langurëve, e kryesisht do të qëndrojnë në hotelet ku pritet të qëndrojnë delegatët.

Kjo nuk është hera e parë që India merr masa të tilla, pasi zona është e populluar nga majmunët, që mund të kthehen në faktorë rreziku. Në lojërat e Commonwealth 2010 - autoritetet në Delhi i trembën majmunët me langurë të vërtetë, por kjo masë u kritikua nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.

Samiti i 18-të i krerëve të shteteve dhe qeverive të Grupit 20 (G20) do të zhvillohet në shtator në Nju Delhi. Ata do të trajtojnë temën "Një tokë, një familje, një të ardhme", që synon afirmimin e vlerave të njerëzve, kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave dhe ndërlidhjen e tyre në planetin Tokë dhe në universin më të gjerë. po ashtu pritet të miratojë një Deklaratë për angazhimin e angazhimin e liderëve ndaj cështjeve prioritare.

Edhe në raste të mëparshme - duke përfshirë Në vitin 2014, autoritetet punësuan 40 imitues.