Luftë me dronë Rusi-Ukrainë, mbyllen përkohësisht disa aeroporte në Moskë

Në Rusi dhe në Ukrainë orët pas mesnatës të së martës janë shoqëruar më alarme për sulme ajrore. Mediat në Kiev shkruajnë se shpërthime u dëgjuan në Shebekino në rajonin Belgorod të Rusisë. Më tej shtohet se shumë zona janë pa energji elektrike.

Po ashtu të paktën 10 dronë sulmuan aeroportin rus Pskov. Prej sulmit thuhet se u dëmtuan të paktën katër avionë.

Për shkak të sulmeve thuhet se Aeroportet Domodedovo, Vnukovo dhe Sheremetyevo të Moskës u mbyllën përkohësisht, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Moskës njoftoi rrëzimin e një droni ushtarak mbi kryeqyte por edhe në dy rajone të tjera.

Por edhe në Ukrainë nata nuk kaloi e qetë. Kievi bën të ditur se arriti të shkatërrojë 28 raketa të nisura nga deti dhe 15 nga 16 dronët që fluturuan për bombardime. Në total u regjistruan 44 objektiva të sulmit thuhet në deklaratë .

Sulmi është konsideruar më i forti që prej pranverës ndërsa u raportuan për dy persona të vrarë dhe tre të tjerë të plagosëur.  Droni që i shpëtoi mbrojtjes shpërtheu në Kiev dhe një tjetër shpërthim u regjistrua në Odessa.