Tjetër grusht shteti në vendet afrikane, ushtria merr pushtetin në Gabon

Tjetër grusht shteti në vendet afrikane. Në Gabon, një shtet në zonën qëndrore, ushtria ka deklaruar marrjen e pushtetit. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një komunikimi në rrjetin shtetëror televiziv ku u shfaqën 10 ushtarakë.  Në deklaratë forcat e armatosura deklarojnë anulimin e zgjedhjeve të zhvilluara së fundmi ku presidenti Ali Ondimba u konfirmua në mandatin e tretë me mbi 62 për qind të votave.

Ne kemi vendosur të mbrojmë paqen. Ti japim fund regjimit të vendosur nga një qeveri e papërgjegjshme që përkeqëson ekonominë dhe shoqërinë duke rrezikuar ta çojë vendin në kaos, u tha në deklaratë. Ndërsa vendi pretendohet se do të drejtohet nga komiteti për tranzicionin dhe rivendosjen institucionale.

Menjëherë pas kësaj u bë e ditur edhe mbyllja e kufijve. Ndërsa deklarimi i grushtit të shtetit u pasua edhe me përplasje me armë. Por për shkak të kaosit të krijuar edhe informacionet janë të pakta.

Duket se ushtarakët kanë edhe mbështetjen e opozitës të cilët kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve duke i cilësuar të manipuluar.

Disa muaj më parë dhe në niger, një rajon në perëndim të afrikës ushtria ka marrë kontrollin duke arrestuar edhe presidentin