Blinken: Shpallim një paketë të re të rëndësishme ndihme për Ukrainën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2023, 22:42
Sot do të shpallim një paketë të re të rëndësishme ndihme për Ukrainën, shkroi në Twitter Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Raketat e komanduara, raketat antitank dhe municione të tjera do të ndihmojnë forcat ushtarake të Ukrainës të mbrojnë sovranitetin, territorin dhe popullin e vendit të tyre”, shkroi Antony Blinken.
