"Katargate" Policia gjen mbi 280 mijë euro në shtëpinë e djalit të eurodeputetes Marie Arena

Më shumë se 280 mijë euro janë gjetur në shtëpinë e djalit të eurodeputetes Marie Arena, në kuadër të hetimeve për çështjen Katargate, sipas një raportimi të gazetës belge “Le Soir”.

“Hetimi i Katargate: Mbi 280.000 euro, para të gatshme u gjetën në shtëpinë e djalit të Marie Arena-s”, është titulli i artikullit.

Në 19 korrik, hetuesit jo vetëm që kontrolluan banesën e eurodeputetes Marie Arena, por vizituan edhe banesën fqinje të djalit të saj, Hugo Lemaire, dhe selinë e BRC & Co, bashkëthemelues i së cilës ai është. Në shtëpinë e djalit të eurodeputetes është konfiskuar një shumë e madhe parash.

Njëkohësisht mësohet se Marie Arena u ka hapur derën oficerëve të policisë gjyqësore me çelësat rezervë, pasi i biri mungonte. "Soir" vë në dukje se origjina e parave është ende e panjohur, dhe nuk mund të vendoset asnjë lidhje me dosjen e Katargate si e tillë.

Hugo Lemaire u shfaq në çështjen Katargate përmes përgjimeve nga sigurimi i shtetit, në shtëpinë e të dyshuarit kryesor për këtë rast, ish eurodeputetit italian Antonio Panzeri. Siç kishte zbuluar "Soir", Antonio Panzeri kishte thënë se kishte ofruar të shtonte djalin e Marie Arena në listën e njerëzve që mund të merrnin bileta për një ndeshje të Kupës së Botës në Katar. 

I pyetur në këtë pikë me telefon, Hugo Lemaire kishte mohuar se kishte marrë sugjerimin më të vogël në këtë drejtim, dhe se kishte shkuar në Katar. Gazeta belge raporton gjithashtu se krijimi i BRC & Co qëndron pas largimit të detyruar të hetuesit Michel Clees nga çështja.