Zbulohet sasi rekord drogash psikotrope ilegale, kapen 1,1 milionë pilula me alprazolam në Rumani

Një sasi rekord e substancave psikotrope të transportuara ilegalisht që mund të përdoren si drogë, është sekuestruar nga autoritetet në Rumani në kufirin me Bullgarinë.

Rojat kufitare rumune thanë se ky ishte zbulimi më i madh i këtij lloji që ata kishin bërë ndonjëherë.

Në një kamion bullgar u gjetën gjithsej 1,1 milionë pilula që përmbanin përbërësin aktiv alprazolam, me vlerë mbi tre milionë euro (3.2 milionë dollarë).

Substanca, zakonisht përdoret si qetësues për çrregullimet e ankthit dhe panikut dhe ofrohet vetëm me recetë.

Megjithatë, pilulat alprazolam abuzohen edhe si droga rekreative.

Shoferi bullgar i kamionit kishte tërhequr vëmendjen e inspektorëve doganor, të dielën në pikën kufitare Bechet, ku kishte kaluar Danubin nga Bullgaria në Rumani me traget.

Ai kishte deklaruar si ngarkesë vetëm farat e lulediellit dhe cilindrat hidraulikë.

Destinacioni i tij i fundit ishte Suedia. Ai u arrestua dhe fillimisht u mbajt në rajon për 30 ditë.