Shtërngim duarsh midis Ramës dhe Kurtit/ Maloku: Takimi në BLED pikë kthese në raportet Shqipëri-Kosovë
Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar në Slloveni forumi i Bled-it. Në këtë takimi ndër të tjerë ishin prezent edhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti.Prania e të cilëve tërhoqi një vëmendje shumë të madhe mediatike. Duke pasur parasysh replikat e hapura dhe konfliktuale midis dy kryeministrave për çështjen e “Veriut”të Kosovës.
Të cilat u bënë edhe më evidente pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive nga ana e kryeministrit Rama,që ishte planifikuar të mbahej më 14 qershor. Nisur nga gjithë ky begraund pritshmëritë për sjelljet reciroke të dy kryeministrave ishin shumë të mëdha e të parë me lupë nga ana e mediave.
I pyetur pikërish për këtë takim midis Ramës dhe Kurtit politologu Albinot Maloku është shprehur ndër të tjera në studion e Ora News se ky takim shënon një kthesë në raportet e tensionuara midis kryeministrit Rama dhe atij të Kosovës Albin Kurti.
Maloku: “Kanë provuar të shpjegojnë në një formë apo tjetër se ka ndodhur nje situatë midis dy vllezerve që kane kuptuar në një momënt të caktuar që kanë kuptuar që duhet të kënë një raport tjetër për shkak të prespektivave të vëndevë të tyre.
Është e kuptueshme, dallime dhe përqasje ka pasur në vazhdimësi, inatet politike mes kryeministrit Rama dhe Kurti janë aty prej kohësh të cilët po i bëjnë opozitën njëri-tjetrit. Kjo nisi me Kurtin i cili provoi të marrë pjesë ne procesin zgjedhor në Shqipëri,
vijuar kjo edhe me zhargonin dhe përqasjen e tij që në një formë apo tjetër nuk lanë rehat shpirtin politik të Ramës.
Anulimi i mbledhjes së dy qeverive nga ana tjetër nga Rama ishte një veprim jo parimor dhe plotësish një veprim i ulët politik. Unë dua të besoj dhe shpresoj dhe nga vullneti që kam që këta dy kryeministra me të vërtetë të kenë raporte të ndryshme sepse bëhet fjalë për një komb , për synimet integruese. Në këtë rast konsideroj që edhe takimi që ndodhi në BLED pavarsisht një përqasje jo fort të hijshme të Ramës në disa raste, dua te besoj dhe shpresoj që ky moment të jëtë një momënt kthese në raportet mes dy qeverive dhe kryeministrave respektive, sepse politika dhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund të varet nga marrëdhënia jo e mirë këtyre dy kryeministrave”.