Prishtina subvencionon 160 gra me kancerit të gjirit, nis solidariteti dhe fushata vetëdijësuese

Komuna e Prishtinës hapi fushatën vetëdijesuese kundër sëmundjes së kancerit të gjirit “Race for the Cure Prishtina 2023”, ku grave të Prishtinës dhe gjithë Kosovës, iu bë apel për ta bërë mamografinë. Ndërsa, qytetarëve të tjerë iu kërkua t’iu bashkohen në luftën kundër kancerit të gjirit.

Komuna e Prishtinës hap fushatën vetëdijesuese “Race for the Cure Prishtina 2023”. Paraprakisht në orën 16:15. (Pishina e Gërmisë

Aktiviteti në solidarizim të të prekurve me kancerin e gjirit u mbajt te Pishina e Germisë, ku pati shumë aktivitete, por paraprakisht në sheshin "Zahir Pajaziti" u mblodhën edhe çiklistë e motoçiklistë për t'iu bashkuar ngjarjes. Aty u tha se Komuna e Prishtinës, këtë vit do të realizoj garën më të madhe "Race for the Cure 2023, e cila mbahet me 1 tetor, derisa u premtua se do të bëjnë subvencionime të vazhdueshme për të gjitha femrat që kanë kancer të gjirit në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili u bëri thirrje të gjitha grave të kryejnë kontrolle dhe të bëjnë mamografi, pasi tashmë janë aparaturat e nevojshme dhe se nuk kanë nevojë të presin për radhë.

I pari i kryeqytetit ftoi të gjithë të bashkohen në luftimin e kancerit të gjirit.

"Event me rëndësi shumë të madhe në mbrojtjen e jetëve të nënave tona, të motrave tona, të grave...Mund t'i shpëtojmë pra, mundësitë janë rritë tashmë në kryeqytet, siç edhe përmendi edhe doktori Izet, i kemi tre mamografi, nuk ka rend dhe iu lus të gjitha grave të kryeqytetit, po ashtu edhe të gjithë Kosovës që të na bashkohen në këtë luftë kundër kancerit, një luftë katastrofale e cila ndan familjet", tha Rama.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku u shpreh se janë duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e kushteve për t’i ndihmuar gratë në parandalimin dhe kurimin e kancerit të gjirit.

“Kryeqyteti do të vazhdojë më aktivitete të tilla për të festuar çdo minutë, çdo orë, e ditë të viti me gratë që do ta fitojnë këtë betejë.  Drejtoria e shëndetësisë ka krijuar kushte më të mira për diagnostikimin dhe ballafaqimin me kancerin e gjirit duke siguruar tre mamografë në qytet. 04:39 Kemi subvencionuar këtë vit 160 gra dhe do të vazhdojmë subvencionime të vazhdueshme për të gjitha femrat që kanë kancer të gjirit”, tha Sadiku.

Ndërkaq, udhëheqësja e organizatës joqeveritare “Renesansa”, Violeta Pirana tha se po të jetë një angazhim i përbashkët, mund të bëhen mrekullira në luftimin e kësaj sëmundje. Ajo shtoi se me hapjen e kësaj fushate po hapim dyert për ndërgjegjësimin dhe rritjen e fondeve kundër kësaj beteje.