Luledielli e Kosovës ikën jashtë, nuk ka fabrika përpunimi, ankohen fermerët për subvencione
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2023, 21:14
Skënder Ademi nga Ferizaj ka kultivuar 120 hektarë me luledielli, prodhim që në shumicë është i destinuar për eksport pasi në Kosovë nuk ka fabrika përpunimi.
Tregun e ka të sigurt, por eksporti nga Kosova thotë se ka shumë vështirësi doganore.
Fermeri nga Ferizaj ankohet edhe për vonesa me subvencionet nga Ministria e Bujqësisë së Kosovës.
Këtë vit tregon fermerët në Kosovë patën në disfavor edhe kushtet atmosferike.
Sipas ministrisë së Bujqësisë së Kosovës , sipërfaqet e mbjella me lulediellin këtë vit janë rreth 300 hektarë ose rreth 250 hektarë më shumë se vitin e kaluar.
