Maloku: BE-ja ka pasur një dyfytyrësi ndaj Ballkanit Perëndimor, duhet të ndryshojë qasjen

Në një intervistë për Ora News, politologu Albinot Maloku u shpreh se duhet që BE t’i largohet afateve dhe të ketë një qasje ndryshe për vendet që kanë një qasje me pro evropiane, pasi ka qëndrime të ndryshme në këto 6 vende.

Ai tha se BE ka pasur një dyfytyrësi ndaj Ballkanit Perëndimor që nuk ka qenë më parë për vendet që janë integruar më herët.

Maloku: Ajo që tha presidenti i KiE është edhe një sqarim nga presidenti i Kroacisë pasi 2030 nuk është afati përfundimtar kur do të futen të gjitha vendet, por është afati kur do të niset ky proces. Duhet që BE t’i largohet afateve dhe të ketë një qasje ndryshe për vendet që kanë një qasje me pro evropiane, pasi ka qëndrime të ndryshme në këto 6 vende.

BE ka pasur një dyfytyrësi ndaj Ballkanit Perëndimor që nuk ka qenë më parë për vendet që janë integruar më herët. Kryeministri i Malit të Zi shqyrtoi një qëndrim jo të shëndetshëm të BE-së në raport me këto vende. Prandaj këto vende duket sikur kanë pritur kot kushte që janë paraparë nga BE-ja. Tani kemi edhe propozimin francez që po krijon një lloj destabilizimi. Serbia nga ana tjetër nuk e ka prioritet integrimin në BE.