"Shuhet" Shqipëria, Peleshi: S'ka asnjë vatër zjarri në vend. Situata në grumbullimin e plehrave në Elbasan, në monitorim

Shuhen të gjitha vatrat zjarrit në vend. Ministri Niko Peleshi ka bërë me dije se aktualisht nuk ka asnjë vatër zjarri aktive.

Lidhur me zjarrin që përfshiu fushën e plehrave në Elbasan. ministri Peleshi theksoi se pas angazhimit maksimal, zjarri u shua plotësisht duke theksuar se situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të bashkisë së këtij qyteti.

"Të shtata vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar dhe aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, pavarësisht temperaturave të larta.

Në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, të gjitha vatrat që ishin aktive janë shuar.

Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan. Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti.

Të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë", shprehet ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.