Erion Alibej zbërthen disa ngjarje kriminale, SPAK dhe BKH nisin verifikimin e deklarimeve
Pasi mori statusin e bashkëpuntorit Erion Alibej ka zbërthyer disa ngjarje kriminale ku 2 prej tyre konsiderohen të rëndësishme për Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Prokurorët së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit kanë nisur menjëherë verifikimin e deklarimeve për të konstatuar nëse këto të fundit përputhen me provat e deritanishme për ngjarje të caktuara.
Nga ana e SPAK-ut, mësohet se po pyten disa persona që përmenden dhe ka nisur mbledhja e materialeve që mund të shërbejnë si prova të rëndësishme për hetimet, por edhe disa kontrolle ambietesh dhe banesash [ë persona të cilët mund të jenë përmendur nga njeriu që gëzon statusin e të penduarit të drejtësisë.
Erion Alibej përfundoi në pranga në shtator të vitit 2020, dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i ekzekutuar në dhjetor të 2018 bashkë me Arben Dylgjeri, kushëririn e tij dhe një shtetas turk me emrin Erdal Durunay, në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, Elbasan.
Për këtë ngjarje ai akuzonte Runaj dhe Emiljano Ramazanin, të cilët urdhëroi të ekzekutoheshin në shenjë hakmarrjeje.




