Lideri i Çeçenisë: Forcat ruse zmbrapsën sulmet ukrainase në Donetsk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2023, 22:54
“Forcat ruse zmbrapsën një tentativë sulmi nga trupat ukrainase në zonën Kleshcheyevo në Republikën Popullore të Donetsk.”
Kështu u shpreh të dielën lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, përmes një postimi në Telegram, shkruan Tass.
“Një video e re tregon rezultatet e arritura nga njësia speciale Akhmat së bashku me ushtarët nën komandën e mençur të vëllait tim të dashur, gjeneralit Apty Alaudinov… Këto janë rezultatet e mjerueshme të përpjekjes së ushtrisë ukrainase për të sulmuar këtë mëngjes”, shkroi Kadyrov.
Video tregon djegien e automjeteve luftarake ukrainase.
