Parku arkeologjik i Bylisit, problem mbetet infrastruktura
Parku arkeologjik Bylis në krahinën e Mallakastrës , është një sit i rëndësishëm i përfaqësuar nga rrënojat e një qytetërimi të vjetër ilir. Gjatë këtij sezoni turistik ka një vizitueshmëri në rritje me vitin e kaluar por ende nuk po merr vëmendjen që meriton dhe një ndër shkaqet kryesore është mungesa e infrastrukturës rrugore.
"Ka pasur një organizim politik dhe ekonomik. Kjo rrugë nuk është e shtuar. Pse nuk e shtrojnë rrugën? Me pak lek bëhen gjërat e mira".
Sipas banorëve të zonës jo vetëm parku arkeologjik por e gjithë krahina e veçanërisht qyteti i Ballshit është lënë tërësisht jashtë vëmendjes së institucioneve përgjegjëse ndërkohë që për turistët e huaj , Shqipëria është një vend i bukur por ka nevojë për një infrastrukturë më funksionale.
"Kemi parë shumë gjëra të bukura. Tek infrastruktura duhet bërë pak punë. Vendi është i bukur, por infrastruktura mbetet e diksutueshme".
Parku arkeologjik Bylis eshte nje nder sitet unike ne Shqiperi ku dallohet vecanerisht per densitetin e larte te monumenteve me mozaik. Si nje nder guret e cmuar te arkeologjise shqiptare ka interesin e shume turisteve vendas e te huaj ndaj permiresimi i infrastruktures , qe ka qene nje problematike shumevjecare , eshte domosdoshmeri.
Punimet qe po kryhen ne rrugen qe lidh autostraden Levan- Tepelene , me qytetin antik pritet ti japin nje hov te metejshem zhvillimit te turizmit per ta kthyer ne nje nder destinacionet turistike me te preferuara .
