Perla e Bjeshkëve, fshati Curraj i Epërm "peng" i rrugës
Dikur në këto male thureshin legjenda e i këndohej zanave, sot në to dëgjohet vetëm muzika e dashurisë së flladit mes luginës e ujit të lumit që vërshon.
Në Curraj të Epërm koha ka ngrirë dhe pylli në vallëzim në lëndinat thërret për të qetësuar shpirtin.
Këmbanat e dhive bien lehtshëm sikur nuk duan të prishin qetësinë e pyllit që thërret këdo që dëshiron natyrën.
Në mes të maleve në parkon kombëtar Nikaj Mërtur gjen pak shtëpi, të lëna ashtu sicc u ndërtuan vite e vite më parë. Të rënda, me gurë, për të mbrojtur nga armiku e për të mirëpritur mikun.
Të ngritura me kujdes e bindshëm aty ku nuk mund të prekësh natyrën ftojnë me kureshtje të të tregojnë të shkuarën e tyre.
Në zonë gjen pak banorë që përpiqen të kujdesen me sa munden.
Rruga mbetet shqetësimi i vetëm për ta, ndërsa falenderojnë natyrën për çka u afron.
"Rrugë e dobët shumë. Shumë pak turista vijnë, sepse pritojnë.
Dikur këtu jetonin shumë familje, sot rrall se mund të gjesh banorë.
"Më përpara kanë banu rreth 800 vetë".
Dikur u rritën në këto zona, dëgjuan këndët e kreshnikëve nga zëri i nënës, sot kthehen nga emigrimi për të investuar sado pak.
Të gatshëm për të investuar por thonë se shteti duhet ti ndihmojë me infrastrukturën rrugore.
"Unë jam kthy nga Anglia. Rruga shumë e vështirë".
Bjeshkët dhe alpet shqiptare janë shndërruar në zonat tërheqëse për turistët që dëshikojnë natyrën. Për këtë në shumë shtigje janë vendosur shenja për të mos humbur, por për të mbërritur deri në këto perla pak kush mund të marrë mundimin pa makina të mëdha.
