Ansambli Folklorik "Amantia" dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar në Poloni
Ansambli Folklorik “Amantia” nga Vlora fitoi dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Folkut në rajonin e Bielsko-Biata të Polonisë.
Në këtë festival ansambli u nderuan me çmimin për performancën e shkëlqyer artistike ndër 16 grupe konkurruese dhe çmimin e interpretimit më autentik të këngës tradicionale për burrat (polifoni).
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha priti në një takim drejtorin e Ansamblit, Elidon Brahimi, i cili e informoi për suksesin e arritur.
“Mjeshtrat e mëdhenj të polifonisë, Nazif Çela dhe Vendim Kapaj ndanë mendime dhe ide për të vazhduar zhvillimin e polifonisë dhe ruajtjen e traditës së veçantë krahinore. Krenar për grupet tona artistike që përfaqësojnë denjësisht trashëgiminë kulturore, doket, zakonet dhe historinë tonë, duke kontribuar gjithashtu në promovimin e resurseve turistike të zonës”, tha Dredha.
