Tentativë zjarrëvënieje në landfillin e Fierit, policia merr masa për atë të Tiranës

Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë konfirmojnë se pas zjarrit në landfillin e Elbasanit dhe tentativave për vënie zjarri që ende nuk janë sqaruar për një zjarr në landfillin e Fierit, janë marrë masa edhe për atë të Tiranës nga autoritetet.

Patrulla policore kanë kryer vëzhgim në terren me qëllim parandalimin e ndonjë episodi të tillë të mundshëm. Burime kofidenciale bëjnë me dije se autoritetet qëndrore të menaxhimit të emergjencave dhe Ministria e Brendshme kanë dhënë udhëzime për shtimin e vigjilencës në afërsi të këtij landfilli.