Zjarri në inceneratorin e Elbasanit, Peleshi: 20 efektivë dhe 5 mjete janë nisur për shuarjen e flakëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2023, 22:26
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për zjarrin tek vendgrumbullimi i mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit. Peleshi njofton se 20 efektivë të BMEC dhe 5 mjete janë nisur drejt Elbasanit për shuarjen e e flakëve.
Njoftimi i Peleshit:
Forcat e Armatosura iu përgjigjën menjëherë kërkesës së autoriteteve vendore të Elbasanit për të ndihmuar më vënien në kontroll të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e zjarrit që favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.
