Shkon në punë dhe vjedh veglat e pronarit, tjetri arrestohet për dhunë në familje, ç'po ndodh në Elbasan?
Një 65-vjeçar u arrestua nga policia e Elbasanit pasi u kap në flagrancë duke vjedhur vegla pune, në ambientet e një firme.
Po ashtu në pranga është vënë edhe një 53 vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka çarë gomën e automjeti në pronësi të dhëndrit të tij.
Njoftimi i policisë Elbasan
Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
-65 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur vegla pune, në ambientet e një firme;
– 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka çarë gomën e automjetit në pronësi të dhëndrit të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


