Gjatë korrikut futen rreth 2 mln persona në Shqipëri, rritje me 26.1 % nga viti i kaluar
Korriku ka shënuar më shumë jetë dhe lëvizje në pikat doganore. Përgjatë 30 ditëve të këtij muaji kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 2 milionë e pesëqind mijë persona, me një rritje prej 26.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Prej këtyre 1 milionë e 770 mijë kanë qenë të huaj. Në total prej muajit janar e deri në fund të korrikut pushuesit e huaj shkuan mbi 5 milionë vetë.
Sa i përket daljeve nga kufiri ato prekën shifrën e 2 milionë e njëqind mijë personave sërish me një rritje prej 15 për qind.
Në Korrik evropianët janë ata që kanë dominuar në prezencën në vendin tonë me rreth 1.7 milionë.
Pasuar nga Amerika dhe Lindja e Mesme. Të ndarë sipas qëllimit arsyet personale dhe ato të pushimeve kanë mbizotëruar te vizitorët e më tej ata për biznes.
Kryesisht është bregdeti që ka tërhequr më shumë pushues në muajin korrik e po e njëjta situatë është paraqitur edhe në gusht.
Por nuk kanë munguar as ata që kanë synuar të kalojë disa ditë në malet shqiptare.
