Tornadot godasin Miçiganin

Një tjetër cikël me mot të ashpër, atë që parashikuesit e kanë etiketuar si “stuhi tornado”, goditi shtetin juglindor të Miçiganit të SHBA-së, duke sjellë më shumë shira të rrëmbyeshëm.

Pati të paktën tre paralajmërime për tornado, stuhi dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Pak zona në rajon u kursyen nga stuhia. Nga konteja Monroe në kontenë Washtenaw banorëve iu tha që të qëndronin jashtë rrugëve, të kërkonin strehim të sigurtë.

Policia e shtetit të Miçiganit paralajmëroi mbrëmë se një tornado do të shkonte në lindje drejt Webberville.

“Ne nuk kemi konfirmuar asgjë. Kishte një rrotullim në radar në linjën midis konteve Ingham dhe Livingston”, theksoi Megan Varcie, një meteorologe e Shërbimit Kombëtar të Motit në White Lake Township.