Kush e vrau Yevgeny Prigozhin?
Kremlini ka mohuar çdo akuzë të hedhur se është presidenti Vladimir Purin që ka kërkuar vrasjen e Yevgeny Prigozhin. Deklaratën e ka bërë zëdhënësi i Putinit në një komunikim me BBC duke e cilësuar qëndrimin se është Rusia që ka shpërthyer avionin me të cilin udhëtonte shefi i Wagnner një gënjeshtër
“Në Perëndim sigurisht që ky spekulim vjen nga një kënd i caktuar. Është e gjitha një gënjeshtër e plotë. Sigurisht që kur flasim për këtë çështje duhet të udhëhiqemi vetëm nga faktet”, ka deklaruar ai.
Madje ai ka shtuar se do të jetë hetimi zyrtar që ka nisur mbi ngjarjen që do të sjellë më shumë prova për të sjellë sipas tij të vërtetën.
Dje Putin ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen ku mbetën 10 viktima, por ende nuk dihet nëse ai do të jetë pjesë e homazheve në varrimin e Prigozhin.
Për këtë zëdhënësi ka shtuar se Presidenti ka një orar dhe axhendë të plotë, duke mos saktësuar as prezencën por dhe as mospjesëmarrjen në këtë ceremoni.
Por përpos debatit se kush e vrau kreun e Vagner, në terren ushtritë vazhdojnë me përplasje të forta.
Ukraina deklaron se arriti të spraps 47 sulme me raketa të nisura nga rusët.
Por Kievi shton se ka vijuar operacionin për të rifituar terrenin e pushtuar drejt Melitopolit - në juglindje të Ukrainës.
